Zgjërohet platforma kërkuese Sakushton

10.03.2021

Shperndaje:

Platforma e bazuar në Internet për krahasim dhe kërkim të produkteve në shitje në Kosovë, të mërkuren, ka zgjëruar rrjetin e kërkimit duke përfshirë edhe kompaninë e teknologjisë Neptun, dhe rrjetin e ushqimit Begmart. Këto dy kompani i shtohen kompanive si Gjirafa, E-baa, Maxi, E gjeta dhe Aztech.

Në këtë mënyrë platforma tashmë për secilin kërkim të klientëve jep rezultate të gjërave që janë në shitje nga 7 platforma të ndryshme kosovare. Kështu rritet konkurenca e shitjes on line dhe përmirësohet cilësia e ofertës për blerësit.

Neptun si distributor ekskluziv i shumë markave të njohura botërore është zinxhiri me i madh i shitjes me pakicë. Ata kanë një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video; produkte dhe aksesorë të IT-së; smartphone; robalarëse; enëlarëse; frigoriferë; pajisje të vogla elektro-shtëpiake; pajisje të kujdesit personal; aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun ka lansuar së fundmi shërbimin e-commerce dhe aplikacionin mobile në android.

Zgjërimi do të vazhdojë

“Ky është vetëm fillimi i kësaj platforme. Ne do të vazhdojmë të shtojmë shitës të tjerë deri sa të përfshihet secila kompani serioze e shitjes on line”, ka thënë Virtyt Gacaferri kryeshef i sakushton.com

“Kjo platformë është ndërtuar nga tre partnerë me përvojë në tri fusha kyçe për këtë shërbim, një gazetar i ekonomisë, një specialist marketingu dhe një kompani të IT-së. Kështu sakushton ka tërë ekspertizën për një shërbim kulminant për kosovarët”, ka shtuar ai. 

Gjatë vitit të fundit shitja on line në Kosovë ka pasur një rritje të madhe, si pasojë e pandemisë Kovid 2. Më këtë rast janë shtuar shitësit on line dhe është paraqitur nevojë për një makinë kërkuese të të gjithë platformave. Kjo është bërë me investimin e pronarëve dhe përkrahjen e ICK-së si dhe donatorëve të ndryshëm. Kontribut kanë dhënë Bashkimi Evropian përmes projekteve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përmes projekteve të ICK-së të përkrahura nga Agjencia Gjermane për Zhvillim GIZ.