12.03.2024
Telefona të lirë e të mirë janë edhe ata të brendit Xiaomi, modeli Redmi. Bile shumë të mirë në raport me çmimin.
Bëhet fjalë për brend kinez, por dita-ditës shumë konkurrent me Samsungun dhe Applen sa u përket pajisjeve të mençura.
Në tregun online ka shumë lloje, por kësaj herë do të fokusohemi në serinë 12 dhe 13 C të Xiaomi Redmi.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së shumti zgjidhje gjeni në dyqanin Neptun.
Telefoni më i lirë i këtij brendi kushton 189 euro, por me kartelën e anëtarësisë mund ta blini për 159 euro. Ka 8 GB Ram dhe 256 GB memorje të brendshme. Ka procesor me 8 bërthama, tri kamera dhe i përket serisë 13 C.
Për këtë lloj gjeni tri ngjyra: zi, kaltër dhe gjelbër.
Për 249 euro me zbritje, falë kartelës, mund ta blini edhe Xiaomi Redmi Note 13. Çmimi i rregullt është 289 euro. Ka po ashtu 8 GB Ram dhe 256 GB memorje të brendshme. Ofrohen disa ngjyra.
Për pak më shumë e gjeni telefonin Xiaomi Redmi Note Pro. Çmimi i rregullt është 379 euro, por me kartelë të anëtarësisë Happy, e merrni për 279 euro. Ngjyra është hiri grafik. Ka 8 GB Ram dhe 256 GB memorje të brendshme.
Dhe në Neptun, telefoni më i shtrenjtë i këtij brendi, është Xiaomi Redmi Note 13 Pro. Pos tjerash ka 12 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme, diçka mbresëlënëse për ata që duan t’i ruajnë të gjitha materialet, pa e ngarkuar atë. Çmimi i tij është 579 euro, por me kartelë mund ta porosisni për 499 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU