Vezë nga ferma apo fshati – ku i gjeni më së liri

25.10.2021

Shperndaje:

Vezët si shumë produkte të tjera janë shtrenjtuar së fundi. Por kjo është e zakonshme për to në këtë periudhë, pasi me futjen në stinë të ftohta, prodhimi i tyre ulet.
Në treg gjeni me shumicë vezë, të fermave të ndryshme, por edhe vezë të pulave të fshatit, që natyrisht janë më shtrenjtë.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e vezëve që mund të gjenden me tregun online.

Vezët mund të blihen edhe me copë, sipas dëshirës, por zakonisht ofrohen në komplet prej 30 copëve.
Dhe, kompleti më i lirë i vezëve të pulave të fermës mund të blihet në Interex – 2.49 euro.
Në ETC, Maxi Market dhe SuperViva kompleti me 30 vezë kushton 3.15 euro. Në Deppo e gjeni për 3.29 euro dhe në Albi Market për 3.89 euro, që është çmimi më i lartë.
Në Maxi Market mund të porosisni online edhe vezë të pulave të fshatit për 0.27 euro copën.
E gjeni edhe me me komplet, 6 copë për 1.69 euro dhe 10 copë për 2.79 euro.

Për të parë të gjitha ofertat për vezët, kliko KËTU