Verë e kuqe – ku e gjeni më së liri

10.11.2021

Shperndaje:

Çfarë thuani për një gotë verë në mbrëmje? Mjekët e rekomandojnë këtë, por vetëm një gotë nëse e keni për shëndet më të mirë.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të polifenoleve, vera e kuqe eliminon sëmundjet radikale dhe mbron zemrën.


Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.


Në tregun kosovar ka shumë lloje të verërave, vendore e të huaja. Çmimet sillen nga një euro e pak e deri në dhjetëra euro për një shishe 0.75L.
Vera më e lirë në treg është ajo Stone Castle. Në Viva Fresh e gjeni për 1.25 euro, në ETC për 1.39 euro, në Albi Market, Interex e Super Viva për 1.99 euro dhe në Meridian Express për 2.49 euro.


Verë të lirë gjeni edhe në Maxi. Vera Shulina kushton 2.35 euro. Në dyqanin Begmart, vera më e lirë kushton 2.46 euro. Është Vranac dhe e prodhon Kosova Wine. Në këtë dyqan gjeni edhe shumë lloje të verës së kuqe, e më e shtrenjta është 13.99 euro. Është Telamone.


Verëra të shumta ofron edhe eGjeta. Më e lira kushton 9 euro dhe është L’infini, brend francez. Në këtë dyqan gjeni edhe verërat më të shtrenjta sa i përket tregut online, nga 42 euro e deri në 56 euro, aq sa kushton ajo franceze Chateau de Ferrand me lloj të rrushit Merlot – Cabernet Sauvignon.


Në Gjirafa50, verën më të lirë mund ta blini për 9 euro. Është italiane e brendit Vigneti del Salento. Në Gjirafa50 ofrohen edhe shumë lloje të tjera të verërave të kuqe, e më e shtrenjta është ajo franceze Chateau Malmaison me lloj të rrushit Merlot – Cabernet Sauvignon.

Për të parë të gjitha ofertat, klikoni KËTU