Shtrenjtohet vaji ushqimor i lulediellit, globalisht

04.05.2021

Shperndaje:

Vaji ushqimor i lulediellit nga rreth 1 Euro për litër sa ka kushtuar më parë është ngritur në 1.40 deri në 1.90 Euro për litër. Kjo ngritje ka ndodhur me te gjitha markat e vajit të lulediellit dhe te të gjithë shitësit. 

Vajli Floil në ETC kushton 1.53 Euro për 900 ml, përderisa ky vaj në Maxi shop on line kushton 1.32 Euro. Brendet e huaja te vajit gjithashtu janë strenjtuar në të gjitha pikat shitëse. 

Vaji Dijamant për 1 litër kushton rreth 1.75 Euro, përderisa ai Olim Euro 1.97. 

Sakushton ka kontaktuar kompaninë kosovare Fluidi për tu interesuar për ngritjen e fundit dhe për këtë zyrtarë të kompanisë kanë thënë se ngritja është bërë për shkak të ritjes së çmimit të lëndës së parë. 

Arsyeja e ngritjes se çmimit të vajit të lulediellit në Kosovë është se çmimi është ngritur në tërë botën, pra edhe për landën e parë të vajit të rafinuar në Kosovë. Në dhjetor 2020 një metrik ton vaj i parafinuar ka kushtuar rreth 1400 dollarë, përderisa tash është ngritur në 1,900 dollarë për metrik ton. Linku për çmimin global të vajit të lulediellit

Lakorja e çmimit është në ngritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit 2020.