Vaj ulliri nën 2.5 euro – ofertat e hipermarketeve për periudhën 21-27 maj

20.05.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me produkte në zbritje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë qindra produkte me zbritje për periudhën 21-27 maj.

Vaj ulliri si zëvendësim për vajin e shtrenjtuar të lulediellit

Në kohën kur vaji tradicional i kuzhinës, ai i lulediellit, ka arritur kuotat ndër më të lartat sa i përket çmimit, deri në 1.75 euro për litër, hipermarketet nuk kanë nxjerr asnjëlloj në ofertë. Por si “zëvendësim” mund të blihet vaji i ullirit me çmim pak më të lartë.
Në Viva Fresh Store mund të blini vaj ulliri “pomace” (klasi i dytë) të firmës LugliO për 2.49 euro litrën apo me 1.5 euro zbritje. Në ETC nuk ka vaj ulliri në ofertë, ndërkohë në Interex mund të gjeni vaj ulliri extra virgjin (klasi i parë) të firmës Olitalia për 4.99 euro litrën apo me 1.66 euro zbritje. Superviva ofron vajin extra të virgjër të firmës Monin për 6.59 euro nga 9.79 sa është çmimi i rregullt.

Qumësht nën 0.70 euro dhe krem për zierje në ofertë

Qumështi vazhdon të jetë kudo në ofertë nën 0.70 euro. Viva Fresh Store ofron qumësht të firmës Gala Latte për 0.69 euro për litër; ETC ofron më të njëjtin çmim qumështin Dukat; Interexi ofron qumështin Meggle për 0.65 euro; kurse Superviva qumështin-pije të brendit Sole, po për 0.65 euro.
Pra qumështi më i lirë mund të blihet në Interex dhe në Superviva qumështi-pije.
Nga bylmeti, në Viva Fresh Store ofrohet edhe krem hopla pa sheqer për 1.29 euro 0.5L, pastaj djath Kabashi, që një paketim 800 gr kushton 2.89 euro. Kilogrami i bie 3.61 euro. Në ofertë është edhe jogurti Bimilk, që mund të blihet për 0.75 euro nga 0.95 sa është çmimi i rregullt. ETC ofron krem për zierje Polimark për 0.89 euro në paketim 0.5L. Ofron edhe disa lloje të djathrave, e më i liri është ai Bianco, që 1 kg mund të blihet për 2.19 euro. Në Interex mund të blihet me ofertë kremi për zierje Halta, ku 1L kushton 1.99 euro; pastaj djathi feta White Combi, që 0.5 kg kushton 1.25 euro. Në Superviva, nga produktet e qumështit mund të blini jogurt Bylmeti për 0.49 euro litrën, djath Drelaj ku 800 gr kushtojnë 3.79 euro apo 4.73 euro kg.
Pavarësisht brendit dhe cilësisë, djathi më i lirë mund të blihet në ETC, kurse kremi për zierje në ETC dhe në Interex.

Mish viçi, pule dhe suxhuk

Oferta e mishrave këtë javë është më e reduktuar në hipermarkete. Viva Fresh ofron suxhuk “extra premium” me çmim 3.99 euro për kg; mish viçi të bluar për 3.49 kg dhe mish të bardhë pule Sara, 2.35 euro kg. Në ETC, në ofertë është suxhuku Tradita me çmim 3.29 euro për kg, mish viçi nga pjesa e qafës, 4.99 euro kg dhe mish i bardhë bule Orion 2.15 euro për 900 gr, e që 1 kg i bie 2.38 euro. Interexi e ofron suxhukun më të lirë, nga ata që i quajnë shtëpiak. 1 kg suxhuk i djegëst “Beli” mund të blihet për 1.99 euro; mish i bardhë pule Mellsa’s, një paketim 900 gr kushton 2.39 euro, që kg i bie 2.65 euro. Superviva ofron suxhuk Orex për 2.59 kg dhe mish të bardhë Capacol në paketim 2 kg për 4.49 euro, e që kilogrami i bie 2.25 euro.

Birra dhe pasta të ndryshme

Birra më e lirë e reklamuar në fletushka është ajo Niklot në kanaçe 0.5, që në Superviva mund të blihet për 0.49 euro. Në Vivafresh mund të blihet birra Tuborg 0.33L në shishe xhami për 0.79 euro. Të tjerat hipermarkete nuk kanë birra në aksion.
Në Viva Fresh Store në ofertë janë makaronat Barilla. Paketimi 0.5 kg kushton 0.64 euro. ETC ofron makaronat e saj Pi-Ki, ku një paketim 400 gr kushton 0.39 euro. Në Interex mund të blini makarona Pantanella në paketim 0.5 kg për 0.45 euro; kurse në Superviva, makarona Divella 500 gr për 0.55 euro.

Kositëse elektrike për bari

Pranvera ishte e vonshme, por sidoqoftë kopshti duhet mbajtur. Viva Fresh Store ofron kositëse bari me fuqi motori 1000W për 36 euro. Interexi ofron kositëse bari me fuqi motori 1200W për 39.99 euro.


Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva