03.09.2021
Ngritja e çmimit të vajit është dëshmia më e mirë se sa është rritur kostoja e shportës së konsumatorit në pandemi.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e vajit të lulediellit, që zakonisht përdoret në kuzhinë për gatim dhe vërehet një rrititje e sërishme e çmimeve.
Kujdes, në treg gjeni shishe me sasi të ndryshme, si 855 ml, 905 ml dhe 1 L, andaj mos u mashtroni pas çmimit më të ulët.
Për shishe 1 L, vaji më i lirë nëse kërkoni online është në Maxi. Për 1.69 euro mund të bleni vaj të brendeve Zvijezda dhe Dijamant.
Në dyqanin onlinë 75Mall e gjeni vajin Zvijezda pë 1.70 euro.
Në Maxi gjeni edhe vajra tjerë më të shtrenjtë, si Olim – 1.99 euro dhe Olin – 2.49 euro.
Në sasi më të vogël, në këtë hipermarket gjeni vajin Biser (905 ml) për 1.55 euro, kurse në dyqanin Dërgesë, vajin Floil (905 ml) për 1.05 euro.