20.02.2023
Pavarësisht nëse fëmijën e vendosni në ulëset e prapme të veturës, është e obligueshme që ata deri në një moshë të caktuar të kenë ulësen e vet.
Janë dy lloj standardesh për ulëset e fëmijëve në veturë: Aso që kanë vetëm pjesën e poshtme dhe duhet të përdorni rripin e veturës për lidhje dhe ato që e kanë edhe pjesën e shpinës dhe kanë rrip të vetin për lidhje të fëmijëve.
Të tilla ulëse ka me bollëk në tregun online në Kosovë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Ulësen më të lirë, aso të thjeshtë pa pjesën e mbështetjes së shpinës, më së liri e gjeni në dyqanin online 75Mall. Janë të brendit Freeon, ofrohen disa ngjyra dhe copa kushton 12.90 euro.
Për pak më shumë, 14.90 euro, mund t’i porosisni ulëset e brendit Chicco, e për 19.90, në këtë dyqan mund të porosisni ulëse me figura për vajza e djem.
Në 75Mall, ulësja më e lirë që ka edhe mbështetësen e shpinës kushton 39.90 euro. Është me ngjyrat kuq, zi e bardhë dhe është e brendit Freeon, modeli Jupiter.
Në Gjirafa, ulësja me e lirë pa mbështetëse është ajo Caratero Puma për fëmijët me peshë 15-36 kg. Ka ngjyrë të kuqe të errët dhe kushton 62.66 euro.
Në këtë dyqan, ulësja më e lirë me mbështetëse është ajo e brendit Delux. Kushton 79 euro dhe ka ngjyrë të zezë.
Në PemaMall, ulësja më e lirë kushton 100 euro. Është e brendit Bebe Stars, ngjyrë hiri dhe ka mbështetëse.
Dhe, ulësja më e shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është Titan Plus Authentic, ka ngjyrë të zezë dhe kushton 448.96 euro.
Për më shumë, kliko KËTU