19.11.2021
Sot çdo ditë e më shumë, qytetarët po e shohin si alternativë të lëvizjes trotinetin elektrik. I vogël, i palosshëm, pa shpenzime dhe përbirohet kudo.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e trotinetave elektrikë në tregun online.
Çmimi i trotinetit varet nga brendi dhe nga bateria që ka, përkatësisht sa kilometra mund të përshkosh me të.
Trotineti më i lirë në tregun online mund të blihet në Gjirafa50. Shpejtësinë maksimale e ka 10 km/h dhe me një mbushje të baterisë mund të përshkohen 10 deri në 15 km. Brendi nuk është specifikuar, por ka fuqi të motorit 200 vat dhe kushton 119.90 euro.
Në Gjirafa50 gjeni edhe shumë lloje të tjera të trotineteve elektrikë. Më i shtrenjti që disponon ky dyqan kushton 203.55 euro. Është prodhim i Fiatit, arrin shpejtësi deri në 12 km/h dhe preferohet për peshë deri në 70 kg.
Në dyqanin eGjeta janë disa lloje të trotinetave elektrikë me çmime mes 130 e 150 euro, ndërsa më i liri për të rritur është 178.20 euro. Është i brendit gjerman CityBlitz, bartë peshë deri në 100 kg.
Në këtë dyqan ka shumë lloje të trotinetave që mund të porositen e më i shtrenjti kushton 599.50 euro. Është brend CityBlitz, ka fuqi të baterisë 250 vat, arrin shpejtësi deri në 20 km/h dhe me një mbushje të baterisë mund të përshkohen 12 km.
Në Neptun janë po ashtu disa lloje të trotinetave për fëmijë deri në 16 vjeç me çmime deri në 150 euro, ndërkohë trotineti më i lirë për të rritur kushton 399 euro. Është Iconbit, arrin shpejtësi deri në 20 km/h, bartë peshë deri në 100 kg dhe ka fuqi të motorit 350 vat. Ka edhe ekran digjital ku pos tjerash shihet edhe gjendja e baterisë.
Në Neptun mund të blihet edhe trotineti më i shtrenjtë në tregun online. Kushton 799 euro, ka fuqi të motorit 350 vat, bartë deri në 120 kg dhe përshkon distancë deri në 25 km. Shpejtësia maksimale është 20 km/h.
Për të parë të gjitha llojet e trotinetave elektrikë, kliko KËTU