Fintech Paysera konkuron më çmim e shpejtësi

24.03.2021

Shperndaje:

Prishtinë 24 mars – Sa kushtojnë transferet ndërkombtare në Kosovë. Tregu financiar kosovarë është rritur me kompani të teknologjisë financiare duke përfshi edhe kompaninë Paysera. Ajo ofron shpejtësi dhe çmim për transfere ndërkombëtare. Paysera shfrytëzuesve kosovar ju ofron IBAN të BE-së dhe me këtë edhe çasje direkte në transfere me kushte të shfrytëzuesve atje.

Për pranim të parave nga bankat e Bashkimit Evropian në Euro, Paysera nuk merr asnjë cent nga shfrytëzuesi. Përderisa, për këtë shërbim çmimet në treg bankar janë nga Euro 5 Banka Ekonomike deri në 15 euro (Shiko çmimet). Për transferet ndërkombtare nga Kosova në vendet e BE-së bankat kosovare kanë çmim nga 0.15 deri në 0.2 për qind. (shiko çmimet). Për këto dërgesa Paysera ka shpenzim 0 për klientët individual dhe 1 euro për biznese. 

Instalimi dhe shpenzimet tjera të Paysera

Për instalim dhe përdorim të Paysera, i tërë procesi bëhet online. Përderisa, tërheqja e parave nga Paysera bëhet me një transfer në bankë që kushton 2 euro. Mirëpo, për pagesa mund të përdoret edhe kartela Visa Paysera. Kjo kartelë funksionon pa ngarkesë për pagesa në Euro në vend dhe ndërkombëtarisht. Për tërheqje të keshit kartela ngarkohet nga banka pronare e bankomatit.

Paysera ofron edhe shërbime të tjera për individ si konvertim i valutave, komunikim me Fintech të tjerë si Revolute. Sa i përket bizneseve Paysera ofron edhe e-comerce dhe shërbime të tjera të sofistikuara të këmbimit valutor dhe pagesave ndërkombëtare.  

Llogaria në Paysera nuk ka kosto vjetore. Bankat që i ngarkojnë klientët me 0.5 deri 1 në 5 euro në muaj. 

Kompania ka bazën në Lituani dhe është licencuar në Bankën Qendrore të Kosovës, shikoni listen e institucioneve financiare të licencuara në Kosovë Kliko këtu. Paysera ka një hapje të madhe botërore dhe tash si cak ka ballkanin, hapja e rradhës me Paysera do të jetë në Shqipëri.