Toster – ku e gjeni më së liri

20.10.2021

Shperndaje:

Nëse jeni keq me kohë apo nëse keni shumë bukë bajat, atëherë tosteri është një prej zgjidhjeve më të mira dhe më të lehta. Natyrisht, mund të përdoret edhe për gatime të tjera.

Në tregun online, me një kërkim të thjeshtë gjeni me dhjetëra tostera, të firmave e të kualiteteve të ndryshme.

Më të lirët janë ata me mbështjellës prej plastike, kurse më shtrenjtë kushtojnë ata me punim nga rosfaji apo material tjetër i ngjashëm.

Tosterin më të lirë mund ta porosisni në Aztech për 9.99 euro. Është i bardhë dhe me mbështjellës nga plastika. Është i brendit Hugo. Pak më shtrenjtë kushton ai i brendit Vivax, 11.99 euro.

Në dyqanin eGjeta mund të porosisni disa lloje të tosterave, po ashtu me mbëxhtjellje nga plastika, për 10.49 euro dhe 11.49 euro. Janë të brendit Vivax.

Në Gjirafa50 e gjeni tosterin e brendit Esperanza, si më të lirin – 12.72 euro. Ofrohen shumë lloje edhe në këtë dyqan.

Tostera gjeni edhe në 75Mall. Më i liri është ai SM, prodhim i Gorenjës – 22.99 euro.

E tosterat më të shtrenjtë janë në Neptun, por edhe janë të brendeve të njohura.

Tosteri më i lirë në këtë dyqan të shitjes së pajisjeve elektronike me pakicë, është ai i brendit Philips. Kushton 39 euro.

Tosteri më i shtrenjtë në Neptun, është ai i brendit Tefal. Ka 2000 Watt, pllaka prej alumini, enë shtesë për pjekje dhe për rrjedhje të lëngjeve. Kushton 259 euro me dy vjet garanci.

Për të parë të gjitha ofertat për tostera, kliko KËTU