26.03.2023
Tash që koha është nxehur dhe nuk ka reshje, gjëja e duhur është të fillohet me sportin, qoftë edhe në formë rekreativiteti. Për ata që kanë qendra sportive publike në afërsi, atëherë një lojë basketbolli është gjëja e duhur, mbase.
Dhe për këtë, pos fushës dhe koshit që duhet ta keni, ju duhet edhe një top basketbolli.
Në tregun online ka me dhjetëra topa që ofrohen dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Ku bëhet fjalë për topin, janë disa që janë të aprovuar për lojë profesionale si Spalding, Molten e Wilson. Po ashtu, për të rritur preferohet topi me numër 7, por mund ta merrni edhe 6-shen apo 5-shen.
Dhe topin më të lirë të basketbollit, e gjeni në Gjirafa50. Kushton 11 euro dhe është i brendit Spalding, numër 5.
Ai më numër 6, në këtë dyqan kushton 12 euro, aq sa kushton edhe 7-shja me logon e Euroleagues.
Top basketbolli gjeni edhe në Intersport. Ai i brendit Nike kushton 14 euro.
Në PemaMall, topin e brendit Molten me ngjyra kaltër, bardhë e kuq e gjeni për 16.10 euro. Është numër 7.
Topi më i shtrenjtë, që mund të porositet në tregun online gjendet në Gjirafa50. Është i brendit Molten, i kuqërremtë dhe kushton 77.90 euro. Është profesional dhe me madhësi numër 7.
Për të parë më shumë, kliko KËTU