Toner për printer – ku e gjeni më së liri

11.04.2022

Shperndaje:

Ju ka ndodhur që të merrni sinjalin se u është shpenzuar toneri, e ju të vazhdoni ende të shypni fletë në printer? Sigurisht që po.

Toneri si material shpenzues duhet ndërruar dhe varet nga brendi e vlera e pagesës që bëni se sa fletë do të mund t’i shtypni me një toner.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tonerin më të lirë mund ta porosisni në Gjirafa50 për 8.58 euro. Është i brendit Retech Master dhe ju garantohet se me të mund të shtypni të paktën 1.500 fletë apo 3 komplete fletë A4, që vijnë nga 500 copë.

Në Gjirafa50 gjeni disa lloje të tonerëve, me ngjyrë vetëm të zezë apo edhe me shumë ngjyra. Toneri më i shtrenjtë në këtë dyqan onlinë është HP dhe kushton 143.5 euro. Kompania thotë se ky toner mund t’i printojë mbi 6.500 faqe me një mbulueshmëri standarde prej 5%.

Toner gjeni edhe në PemaMall, bile shumë lloje. Toneri më i lirë në këtë dyqan kushton 9.80 euro. Është i brendit amerikan BP.

Në këtë dyqan gjeni edhe tonerin më të shtrenjtë, HP dhe që mund t’i shtypni rreth 11.000 fletë më të me mbulueshmëri standarde. Kushton 379.5 euro.

Toner të shumtë gjeni edhe në Aztech. Më i liri kushton 13.19 euro dhe me të mund të shtypni vetëm me ngjyrë të zezë dhe rreth 2.000 faqe.

Më i shtrenjti në këtë dyqan kushton 21.99. Është i brendit MLT dhe shtyp deri në 2.000 kopje me ngjyrë të zezë.


Për të parë të gjitha llojet, kliko KËTU