01.11.2021
Sot, qytetarët janë të bombarduar me publicitetin që kompanitë e ndryshme u bëjnë pajisjeve të kuzhinës, e jo pak edhe tiganëve të ndryshëm.
Në tregun e Kosovës gjeni një mori llojesh e brendësh të tiganëve, qoftë edhe të fjalës së fundit, që kanë të integruar edhe rrymën, e që mjafton vetëm futja e kablos në prizë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tiganëve që ofrohen në tregun online.
Tigani më i lirë, e që është për krepa apo pallaqinka si njihen gjerësisht, mund të blihet në 75Mall. Tigani me diametër 25 cm kushton 5.5 euro. Në këtë dyqan, degë e Gorenjes, gjeni edhe tiganë të ndryshëm me mbështjellje të ndryshme nga gurët apo metalet, që ofrojnë mbrojtje nga gërvishtjet dhe shtresë që nuk lejon ngjitjen. Gjeni tiganë edhe për 12 , 13 e deri në 35 euro, ku vjen një set me dy tiganë.
Në dyqanin eGjeta mund të porosisni tigan të thellë me dorezë druri për 8.5 euro. Është i brendit Alpina dhe 30 cm i madh dhe më i liri që ofrohet. Në eGjeta gjeni disa lloje të tiganëve e më i shtrenjti është ai i brendit Alpina, 17.99 euro. Ka shtresë të qëndrueshme tefloni dhe nuk ngjit.
Edhe në Gjirafa 50 mund të porosisni tiganë të ndryshëm. Më i liri është ai 18 cm i brendit Kinghoff Marmo me çmimi 14.01 euro. Më i shtrenjti në këtë dyqan është tigani i thellë për fërgim me material tefloni me çmim prej 21.63 euro. Diametri i tij është 28 cm.
Për më shumë oferta, klikoni KËTU