Tharëse dhe drejtuese flokësh – ku i gjeni më së liri

13.03.2023

Shperndaje:

Ju duhen tharëse dhe drejtuese për flokë? Atëherë në tregun online gjeni shumë lloje dhe me çmime nga më të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua prezanton ofertat më të mira të dyqaneve online që i ofrojnë këto produkte.

Tharëse e flokëve

Tharësen më të lirë për flokë e gjeni në PemaMall. Është e brendit çek Sencor dhe ka fuqi 1.200 vat. Kushton 11.30 euro.

Tharëse gjeni edhe në 75Mall. Më e lira është ajo e brendit Alpha dhe kushton 12.90 euro. Ka fuqi 1.200 vat.

Në Gjirafa50, tharësja më e lirë është ajo e Sencorit me fuqi 2.000 vat. Kushton 13.99 euro.

Në Aztech, tharësja më e lirë është ajo e markës Esperanza dhe kushton 19.99 euro. Ka fuqi 2.200 vat.

Tharësen më të shtrenjtë e gjeni në PemaMall. Është e brendit të njohur Philips dhe bashkë me të në set vjen edhe një drejtuese flokësh. Të dyja bashkë kushtojnë 74.50 euro. Fuqia e tharëses është 1.600 vat.

Drejtuese e flokëve

Po ashtu edhe drejtuesen e flokëve më së liri e gjeni në PemaMall. Kushton 7.99 euro dhe është e markës Zilan.

Në Gjirafa50, drejtuesja më e lirë e flokëve kushton 9.59 euro dhe është e brendit Sencor.

Në 75Mall, drejtuesja më e lirë mund të porositet për 9.90 euro. Është e markës Alpha dhe vjen me zbritje. Çmimi i rregullt është 22.90 euro.

Drejtuese flokësh ofron edhe Neptuni. Më e lira që ka është ajo e markës Rowenta dhe kushton 39 euro.

Në Aztech, po ashtu gjeni drejtuese. Dhe më e lira që ofron është po e Rowentas me çmim 79.99 euro.

Dhe, drejtuesja e flokëve më e shtrenjtë që ofrohet në tregun online mund të porositet në Neptun. Është e markës Philips dhe kushton 125 euro.