Tharëse për flokë – ku e gjeni më së liri

17.11.2021

Shperndaje:

Tharësja për flokë dhe për fenirim është ndër pajisjet që nuk duhet të kurseni kurrë. Duhet të ketë fuqi tharëse dhe të jetë e qëndrueshme. Megjithatë, platforma SaKushton ka krahasuar çmimet dhe ua sjell tharëset apo siç njihen gjerësisht, fenat më të lirë në tregun online.


Fenin më të lirë e gjeni në dyqanin 75Mall. Më i liri është ai brendit Miniso që me zbritje kushton 6.99 euro. Ka 3 nivele të përcaktimit të temperaturës. Në këtë dyqan, që është degë e Gorenjes, gjeni edhe tharëse Gorenje. Kushton 12.99 euro dhe ka 1200 vat fuqi.
Feni më i shtrenjtë në 75Mall kushton 32.99 euro, është Gorenje dhe ka 2200 vat.


Në dyqanin eGjeta feni më i lirë është i brendit Vivax, me dy shpejtësi dhe me dy temperatura të tharjes. Ka 1200 vat dhe kushton 9.90 euro.
Për 14.90, po në eGjeta mund të bleni Vivax me 2200 vat fuqi. Në këtë dyqan gjeni edhe fen Bosch, me 3 nivele të temperaturës. Ka 1800 vat dhe kushton 19 euro.


Në eGjeta gjeni edhe tharëse të brendit Adler me çmime 25 e 35 euro.
Tharëse gjeni edhe në Gjirafa50. Ajo Iskra kushton 16.80 euro, kurse Eta Fenite, brend çek 32.05 euro. Është profesional, ka 3 nivele të caktimit të temperaturës dhe siguresë për mbrojtje nga mbinxehja.


Në Gjirafa gjeni keni më së shumti zgjidhje. Mund të blini edhe fen Philips apo edhe fare të vogël për udhëtim Iskra që kushton 6.78 euro. Feni më i shtrenjtë është BaByliss, që është digjital dhe profesional. Kushton 118.16 euro.


Tharëse gjeni edhe në Aztech. Më e lira, pos asaj për udhëtim, kushton 15.99 euro. Është i brendit Clatronic. Më e shtrenja në këtë dyqan kushton 49.99 euro dhe është Babyliss.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU