Testi serologjik, çmimi dhe llojet

23.03.2021

Shperndaje:

Testi serologjik në Prishtinë mund të gjindet me çmim të ndryshëm. Varësisht nga laboratori por edhe nga lloji i testit që jeni të udhëzuar ta bëni. 

Testet serologjike detektojnë prezencën e antitrupave në trupin e njeriut kur organizmi i përgjigjet një infeksioni specifik. Kjo vlenë edhe për Covid 19. Pra, testi detekton reagimin e sistemit imunitar të trupit të shkaktuar nga virusi e jo vet virusin. Lexo me shume për testin. 

Ky test bëhet në dy mënyra, njëri test matë të gjitha antitrupat IGG dhe IGM. Ndërsa, ka teste të tjera që masin veçmas antitrupat IGG dhe veçmas ata IGM. 

Llojet e antitrupave te gjetura nga testi serologjik

Këto dy lloje të antitrupave janë të ndryshëm. Kështu, I pari IgG është antitrupi më i zakonshëm. Ai gjindet ne gjak dhe lengje të tjera të trupi, dhe mbronë trupin nga infeksionet virale dhe bakteriale. Përderisa, IgG merr kohë të krijohet nga dita e infektimit deri te imunizimi. IgM gjindet më së shumti në gjak dhe limfë të gjakut, ky është anti trupi i parë që paraqitet pas infeksionit. Burimi1 dhe burimi2

Çmimi për të gjetur praninë e njërit apo tjetrit antitrup është Euro 20 mesatarisht, përderisa ka zbritje në disa laboratore. Te Avicena testi serologjik në Prishtinë në pikën në Ulpianë për të dy antitrupat bashkë kushton 10 Euro. Përderisa, ky test në pikat tjera të Avicenës është Euro 14.90. Përderisa testimi për secilin atitrup ndaras është 20 euro. 

Laboratori Olive e bënë këtë test për Euro 20; përderisa laboratori Alfa Lab e bënë testin serologjik me vlera te ndara për Euro 18. 

Zhvillimi i testit të Roch 

Testi serologjik i Roch është zvilluar për të ndihmuar analizat rreth efektiviotetit të vaksinave. Në shtator të vitit 2020 Roch ka aplikuar për përdorim emergjent të këtij testi dhe ka marrë licencë ne fund të vitit 2020. 

“Testi serologjik Elecsys Anti-SARS-CoV-2, mund të përdoret për të bërë matje kuantitative të antitrupave te njerëzit të cilët jua kanë ekspozuar virusit të Covid dhe mund të luaj një rol të rëndësishëm në karakterizimin e reagimit imunologjik të nxitur nga vaksina”, thuhet në një kumtesë për gazetarë të kompanisë Roch. burimi