Konkurrencë e laboratorëve në çmim për testin Antigen Covid19 – Sakushton

01.03.2021

Shperndaje:

Prishtinë, 1 mars – Testi antigjen për covid në Kosovë tashmë pranohet nga vendet e ndryshme evropiane si dëshmi se personat jane coivid negativ Linku . Prandaj, tregu kosovar është mbushur me oferta për këtë test i cili bëhet më shpejtë se ai PCR. 

Për kushtet e bërjes së këtij testi në laboratorët në Prishtinë, Sakushton ka bërë krahasim dhe analizim të çmimeve. Laboratoret Avicena dhe Eurolab e ofrojne testin antigjen për covid me çmim prej 15 euro. Përderisa, laboratiorët tjerë kanë çmim prej 20 euro e më shumë. Te dy laboratorët e lartpërmendur kanë edhe zyre afër aeroportit. 

Laboratorët Medical Laboratory Service dhe laboratori Olive kanë një konkurrencë në çmim prej EUR 20. Por, në laboratorët, ProLab, Laboratori mjekësor Analiza, UBT Laboratory, dhe VitaLab testi antigjen covid kushton EUR 25. 

Çmimet e shërbimeve të lidhura me pandeminë kanë lëvizur shumë që nga fillimi vitin e kaluar. Shembull testi PCR ka filluar me 200 euro për test, e tash ka rënë në 35 euro.

Për testin antigjen covid

Testi Antigen behet me strisho sikur testi PCR. Mirëpo, për këtë test nuk duhet makineri e shtrenjtë dhe procesi është më i shpejtë. Kështu, testi antigjen identifikon proteniat e virusit përderisa testi PCR identifikon Acidin Ribonukleonik (ARN) dhe Acidin Dezoksiribonukleonik (ADN). Për këto arsye edhe testi antigen është më i lirë se ai PCR.

Bërja e një testi PCR pasi të mirret mostra ajo dergohet në laborator ku makineri të shtrenjta e nxjerrin ARN-në dhe e kthejnë ate në ADN duke e replikuar dhe shikuar nëse ka prezencë të virusit. Ndryshe, testi Antigjen pasi të miret mostra vendosen në disa reagensa për të shikuar nëse ka proteina të virusit. Pastaj, kjo mase vendoset në një cope letre me kemikale të caktuara e cila e tregon pozitivin apo negativing sikur një test i shtatzanisë. 

Testi Antigjen ka çmim më të ulët mirëpo edhe saktësia e tij është më e uklët. Në raste kur infektimi nuk është shumë i madh atëherë testi mund të jetë negativ përkundër prezencës së virusit.

Testi antigen nuk bëhet vetëm për virusin Corona por edhe për gjetjen e virueseve dhe bakterjeve të tjera, fjala antigen tregon vetëm metodën e identifikimit.

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve mjekësore