Tepihë të ndryshëm – ku i gjeni më së  liri

28.03.2024

Shperndaje:

Keni dëgjuar ndonjëherë të ketë thënë dikush se “pa ta shtëpia duket cullak”. Edhe qëndron.

Pa tepihë në shtëpi a banesë nuk bën thuajse hiç.

Dhe për fatin e mirë ka zgjidhje me bollëk, përfshirë edhe në tregun online.

Madje gjeni tepih të thjeshtë, lloj çilimash, për më pak se 10 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e  tyre.

Tepihun më të lirë e gjeni në rrjetin e dyqaneve Jysk. Mund të porosisni edhe online. Është një lloj çilimi  me ngjyrat kafe e zi dhe kushton 9 euro.

Në këtë dyqan gjeni shumë zgjidhje në fakt.

Gjeni edhe tepih të gjatë, të njohur si “staza” e edhe të rrumbullakët. Një i tillë ngjyrë krem kushton 39.99 euro. Ka diametër 120 cm.

Tepih pak më të madh për dhomë, me dimensione 130×193 cm, në Jysk mund ta porosisni për 50 euro. Është me kutia të mëdha dhe ka ngjyra të mbyllura.

Tepihu më i shtrenjtë në këtë dyqan kushton 169 euro. Është ngjyrë krem me dimensione 160×230 cm. Sipër ka material 100 për qind pambuk, kurse përfundi 100 për qind poliester. Fijet i ka me gjatësi 25 mm.

Tepihë gjeni edhe në Intersport. Janë pak më të hollë dhe mund të shërbejnë për disa hapësira. Copa kushton 12 euro dhe ngjasojnë me batanijet, por në fakt janë tepihë. Ofrohen disa ngjyra.

Për të parë më shumë, kliko KËTU