08.04.2022
Janë të paktën tri të mira që vijnë me tenxheren me presion, e njohur edhe si tenxhere ekspres për shkak të të shpejtësisë së bërjes së gjellës.
Nën një, shkurton kohën e gatimit; nën dy, kurseni rrymë; dhe nën tre, i ruani të gjitha vetitë ushqyese të mishit apo çkado që zieni, pasi uji vështirë avullon në një vend të mbyllur hermetikisht, thuajse.
Në tregun online janë disa oferta të kësaj lloj tenxhereje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tenxherja më e lirë me presion mund të porositet në PemaMall. Është e brendit gjerman Iskra dhe në të mund të zieni pos mishit edhe perime, supë e çkado tjetër. Është digjitale dhe në pjesën e përparme ka mundësinë e programimit të kohës apo të përzgjedhjes së ushqimit. Kushton 70.8 euro.
Në PemaMall gjeni edhe tenxhere me presion të brendit Lemart, me çmim 79.99 euro dhe 96.2 euro, varësisht nga kapaciteti.
Në dyqanin online Gjirafa50, po ashtu mund të porosisni tenxhere me presion. Kushton 89.79 euro dhe është e brendit polak Eldom. Është digjitale, ka pjesën për programim dhe është elektrike. Pra duhet ta fusni në prizë e jo ta vendosi mbi pllakë të shporetit.
Për të parë më shumë specifika, kliko KËTU