Tenxhere elektrike dhe inteligjente – ku e gjeni më së liri

09.11.2022

Shperndaje:

Sot, koha është ar. Dhe për ta shfrytëzuar atë apo për ta gjetur kur nuk e keni, është diçka që i duhet çdokujt.

Jo pak kohë merr edhe gatimi. Sot ua prezantojme tenxheret elektrike e disa prej tyre janë edhe inteligjente. Pra edhe më i lehtë bëhet gatimi.

Si funksionon kjo? I fusni zarzavatet që dëshironi, apo mishin dhe e programoni të lëshohet në kohën kur ju dëshironi, në mënyrë që gjella të jetë e nxehtë kur ju të arrini në shtëpi. Këtë, te tenxheret inteligjente mund ta bëni edhe nga largësia përmes Wi-fi.

Tenxherja më e lirë që është automatike, por jo inteligjente, pra mund të programoni dhe ajo të kryejë punën sipas urdhrave tuaj është në PemaMall. Është e brendit japonez Sencor dhe kushton 35 euro. Është realtivisht e vogël me vëllim, 0.6L.

Në Gjirafa 50, e gjeni tenxheren Sencor 1.5 L, ku mund të gatuani edhe me avull, si për shembull orizin. Është prej inoksi dhe ka disa programe. Kushton 48.21 euro.

Nëse kërkoni tenxhere elektrike dhe inteligjente, aëherë duhet të ndani më shumë para. Në PemaMall mund të porositni tenxheren Philips, që me zbritje vjen 194 euro.

E në Gjirafa50, tenxherja inteligjente MPM kushton 504.84 euro. Mund të programoni kohën kur të nisë gatimi, sa të zgjasë ai, apo edhe të përdorni programet e veçanta për gjellëra dhe tenxherja do të ndalojë vetë kur të jetë gati. Po ashtu mund ta aktivizoni nga largësia, si ta ndizni apo edhe ta fikni.

Për të parë më shumë, kliko KËTU