Tava të ndryshme – gjej më të mirën

21.05.2024

Shperndaje:

Për të përgatitur një gjellë të mirë në furrë, patjetër se ju duhet edhe një tavë.

Janë të njohura tavat e dheut, por falë teknologjisë së re, sot ka lloje të ndryshme të tavave edhe me materiale të ndryshme.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së shumti zgjidhje për tava gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe më së liri këtu, e gjeni një tavë drejtkëndëshe të brendit Klausber me dimensione 40×27 cm. Është e punuar nga fletët e çelikut dhe e veshur me një shtresë graniti të hirtë që nuk ngjit. Është pa kapak dhe kushton 17.39 euro.

E tava më e lirë me kapak, mund të porositet për 33.15 euro. Është e brendit çek Lamart. Tava është e bërë nga smalti shumë i qëndrueshëm dhe e veshur me një sipërfaqe të brendshme qeramike rezistuese ndaj gërvishtjeve dhe djegies, me një bazë të trashë dhe dorezë çeliku shumë elegante. Materiali smalt është shumë rezistues ndaj nxehtësisë dhe parandalon djegien e ushqimit për një gatim të shëndetshëm.

Brendi Lamart ofron edhe një tavë unike të punuar prej gizës. Po çka është giza? Është metal shumë i fortë në përpunim, me ndërtim kokrrizor, që del nga lidhja e hekurit me një përqindje të caktuar karboni dhe që përdoret për pjesë të rënda të mekanizmave, të makinerive e të tjera. Tava është e thellë si tenxhere, ka kapak dhe atë lirisht mund ta vendosi edhe në zjarr direkt. E gjeni në Gjirafa50 për 48.57 euro.

Po ashtu edhe tavën më të shtrenjtë e gjeni në këtë dyqan. Kushton plot 228.50 euro. Është e brendit francez Staub. Edhe kjo është e punuar prej gize, por është e sheshtë. Ka dy dorëza dhe mund të përdoret edhe si skarë, pasi fundin nuk e ka të rrafshët, por të valëzuar.

Për të parë më shumë, kliko KËTU