Tablet i thjeshte “për fëmijë”, nga 50 deri 100 euro

29.12.2021

Shperndaje:

“Mashtrimi” i fëmijëve me telefon apo tablet nuk është çdoherë zgjidhja e duhur, por nëse keni vendosur kështu, atëherë platforma SaKushton ua ofron disa zgjidhje të lira.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Tablet i thjeshte “për fëmijë”

Ju mund të blini tablet, ndonëse jo me perforamca të mira, edhe nga 50 deri në 100 euro.

Tableti më i lirë sipas çmimit të përcaktuar (50 – 100 €), mund të porositet në Aztech.

Kushton 59 euro, është i brendit Noa dhe vjen me garanci 1-vjeçare. Ka 1Gb ram memorje dhe 16 GB hapësirë të brendshme.

Në Gjirafa50, mund të blini për 59.50 euro tabletin grafik, ku fëmijët tuaj mund të vizatojnë me lapsin e veçantë, rregullojnë diçka apo të shkruajnë çkado.

Në eGjeta, tableti Noa, i njëjtë sikurse në Aztech, kushton 64.99 euro, kurse në Gjirafa50 – 79 euro.

Në eGjeta mund të blini tablet edhe me mbështjellës pink dhe kaltër, me dizajne për fëmijë. Janë të brendit Blow me 1 Gb ram memorje dhe 32 Gb hapësirë të brendshme.

Tableti më i shtrenjtë sipas çmimit të përcaktuar, pra deri në 100 euro, mund të blihet në Aztech. Lenovo E7 me ekran 7 inç, kushton 99 euro. Ka 3 Gb ram memorje dhe 16 Gb hapësirë të brendshme.