13.04.2023
Tash që i ftohti kaloi dhe po futemi në stinët plot diell, ju duhen edhe syzet për mbrojtje të syve nga rrezatimi, por edhe për stil.
Në tregun online keni zgjidhje pa fund, nga pak euro e deri në qindra, por bëni mirë që të ndani të paktën 15 euro nëse veç vendosni për to.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Dhe syzet më të lira mbi minimalin e përcaktuar, i gjeni në Albi Online. Nuk është përcaktuar brendi, por janë me korniza komplet të rrumbullakëta dhe me mbajtëse metali. Kushtojnë 15.99 euro.
Në Gjirafa50, për 16.28 mund t’i porosisni syzet e diellit Blinza. Janë të zeza dhe që palosen për fytyrë. Kanë xhama të errësuar.
Në 75Mall i gjeni syzet Force Free. Janë me plot ngjyra, por që dominon e portokallta, derisa xhamat në diell duken si një miksim ngjyrash mes të verdhës dhe të gjelbrës. Kushtojnë 19.90 euro dhe janë për meshkuj.
Në PemaMall, syzet më të lira janë ato Lee Cooper. Janë disa lloje e ngjyra dhe ofrohen për 39 euro copa. Janë unisex.
Në këto dyqane gjeni zgjidhje të shumta, të llojeve e të ngjyrave. Syzet më të shtrenjta në tregun online i gjeni në dyqanin Gjirafa50. Janë për femra dhe të brendit Burrbery. Kornizat janë në formë katrore dhe të zeza. Çmimi i tyre është 209.25 euro.
Për të parë më shumë modele, kliko KËTU