09.05.2023
Sot shumicën e gjërave i shkruajmë në kompjuter ose edhe në telefonin e mençur që secili e mbajmë me vete.
Por padyshim se secilit i duhet edhe një stilolaps.
Në tregun online mund të gjeni lloje të ndryshme të stilolapsave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Në fakt ju mund të gjeni stilolaps edhe me 11 centë e deri në mbi 100 euro për copë.
Stilolapsin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 11 centë, që i bie se me 1 euro mund porosisni 9 copë. Janë të brendit OffShop dhe janë për shkrim të butë.
Në këtë dyqan online për 0.51 euro mund t’i gjeni dy stilolapsa të brendit Faber Castell.
E për meraklinjtë ka edhe lapsa të shtrenjtë. Për shembull në AlbiOnline ofrohet stilolapsi Luxury për 27 euro.
Stilolapsin më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Është stilolaps platinium nga brendi i njohur japonez Procyon. Ka trup alumini me ngjyrë të kaltër të errët, siguron ekuilibër të përsosur dhe një përshtatje të mirë në dorë. Stilolapsi Procyon përdor një mekanizëm “Slip & Seal” që siguron shkrim të qetë në çdo kohë dhe parandalon tharjen e bojës. Ka majë në formë “F” të bërë prej çeliku inox.
Për të parë më shumë, kliko KËTU