Motoçikletë elektrike – ku e gjeni më së liri

25.05.2023

Shperndaje:

Sot njerëzit janë të prirë t’u ikin veturave për shkak të tollovisë në komunikacion, por edhe mjeteve të tjera që lëvizin falë një motori me benzinë apo naftë.

Zgjidhja është rryma. Mbron ambientin dhe xhepin.

Në tregun online gjeni shumë lloje të trotinetëve elektrikë që lëvizin falë baterive me rrymë, por kësaj here do t’ju prezantojmë motoçikletat elektrike apo edhe skuterët elektrikë, që njihen në shumë raste.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Skuteri elektrik më i liri në tregun online është në PemaMall. Është i brendit turk MT3, modeli Pro dhe me zbritje kushton 1399 euro nga 1489 euro. Ka motor 2000 vat e bateri 72 vat. Me një mushje të baterisë mund të përshkohen deri në 100 kilometra e shpejtësia maksimale është 55 km/h. Mban peshë deri në 264 kg, mjaftueshëm për dy persona.

Në këtë dyqan gjeni edhe disa lloje të tjera të skuterëve elektrikë, ndërkohë në Gjirafa50, më i liri kushton 3900 euro. Është pa zhurmë, ka motor 1500 të brendit Brushless. Pesha e lejuar për ngarkesë është 170 kg, kurse shpejtësia maksimale është 45 km/h.

Në këtë dyqan, motoçikleta më e shtrenjtë elektrike është 6.800 euro. Është e brendit spanjoll Silence dhe ka fuqi më të madhe se një motor me djegie të brendshme 125 CC.

Me një fuqi prej 9kË, motori elektrik Silence arrin shpejtësinë  50 km/h për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e limituar në 100 km/h, me mundësi përshtatjeje të shpejtësisë dhe konsumit sipas kushteve të trafikut Eco, Sport apo City.

Për të parë më shumë, kliko KËTU