Shtrydhës frutash – ku e gjeni më së liri

24.10.2023

Shperndaje:

Jeni adhurues të limonadës. Atëherë ju duhet një shtrydhës. Por mund të jetë edhe fare i thjeshtë. Një gotë me një kapak që shërben edhe për shtrydhjen e limonit apo portokallit.

Në treg gjeni shtrydhës të llojeve të ndryshme, nga më të thjeshtit e deri tek ata elektrik.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Shtrydhësin më të lirë e gjeni marketin 75Mall. Është i thjeshtë, një gotë dhe kapaku. Mbi të e vini gjysmë limoni apo portokalli dhe duke e sjellë majtas-djathtas, bëhet shtrydhja. Kushton 2.90 euro.

Me këtë çmim gjeni edhe disa shtrydhës të tjerë në këtë dyqan.

Në 75Mall, gjeni edhe shtrydhës më profesional dhe më të lehtë për t’u përdorur. Për shembull, për 19.90 euro gjeni shtrydhësin elektrik. Është i brendit Gorenje dhe mënyra e punës është pak a shumë si në rastin e shtrydhësit të thjeshtë. Kapaku sillet vetë, ndërkohë që fruta mbahet me dorë. Ka edhe enën poshtë ku bie lëngu i kulluar.

Për 39.90 euro, në këtë market online gjeni edhe shtrydhësin profesional. Përdoret edhe nëpër kafiteri ku shërbehet lëng i freskët. Vendoset në tavolinë dhe përmes uljes së dorezës, që është një lloj leve, bëhet shtrydhja e menjëhershme e frutës.

Shtrydhës gjeni edhe në Neptun. Me i liri është ai i brendit Beko, që kushton 25 euro, derisa më i shtrenjti 299. Bëhet fjalë për një shtrydhës elektrik Philips.

Për të parë më shumë, kliko KËTU