Shtrenjtohet benzina! Rezultat i berzave apo i tregut lokal!?

19.01.2021

Shperndaje:

Sakushton ka gjetur se rrjetet kryesore të shitjes së benzinës dhe dizelit në Kosovë kanë rritur çmimet duke arritur çmimin prej 1 euro për litër për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Rritja është bërë e menjëherëshme dhe te të gjithë shitësit që tash kanë shtrenjtuar naftën nga 0.93 në 0.99 për Dizel dhe nga 0.94 në 1 euro për benzin. 

Ky shtrenjtim është rezultat i berzave botërore të cilat kanë filuar të rrisin çmimin e naftës nga 47 dollarë për barell sa ka qenë më së ulëti me 4 Janar në 52.5 sa është sot me 19 Janar. 

Në përqindje shtrenjtimi i karburanteve në pikë të shitjes është më i vogël se sa shtrenjëtimi i çmimit të naftës së papërpunuar në berzë. Sakushton do të përcjellë çmimin e naftës së papërpunuar dhe çmimin e naftës në shitje në pompë. Gjithashtu Sakushton do të shikojë nëse ndryshimi i çmimit është i sinkronizuar në mes të shitësve me pakicë. 

Për ata që duan të kursejnë të gjithë shitësit serioz ofrojnë karta lojaliteti me të cilat fitohen lirime. Lirimet më të lartë i jepë IP Petrol me 6 cent zbritje në ditë të caktuar.