13.02.2021
Prishtinë, 11 shkurt 2021 – Derivatet në rrjetet kryesore të pompave janë shtrenjtuar duke kaluar çmimin prej një euro për herën e parë që nga kriza e shkaktuar nga pandemia kovid 2.
Në mesin e rrjeteve të pompave e vetmja kompani që ka mbajtur çmimin e dizellit nën 1 euro është Petrol Company e cila e shet ate për 0.99 ndërsa benzinin e ka me çmim 1.01. Këto janë çmime pa lirimet që pompat i japin me anë të kartelave të lojalitetit. Këto zbtritje sillen nga 3 deri në 6 për qind. Rrjetet e përcjellura nga Sakushton janë (sipas alfabetit) : Exfis, HIB, IP Petrol, Petrol Company dhe Shell
Kjo ngritje reflekton edhe rritjen e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare që ka shkuar nga 52.53 dollarë për fuqi sa ishte në ditën e shtrenjëtimit të kaluar, në fllim të vitit, në 59.47, sa ishte në ditën e shkrimit të këtij teksti. Çmimi ndërkombtarë i përcjellur nga sakushton është ai i WTI Crude
Çmimet e naftës që nga muaji prill në kulm të pandemisë janë ngritur shumë për shkak të kthimit të ekonomisë sidomos në Kinë. Në muajin prill nafta ka pasë edhe çmim negativ për shkak të kostos së mbajtjes së naftës në rezervoare, kur ekonomia botërore ishte ndalur dhe kërkesa për naftë ishte shumë e ulët.
Nëse çmimet do të vazhdojnë të ngriten apo do të ulen mbetet çështje e hapur dhe i ndanë analistët, raporton platforma oilprice.com
Për të parë çmimet e reja të naftës klikoni këtu.
Çmimi i naftës janar – shkurt