01.08.2023
Pushimi në plazhe publike ka nisur të marrë hov, sidomos këtë sezon, kur çmimet në Shqipëri janë rritur shumë, sa për shkak të inflacionit aq edhe për shkak të forcimit të lekut.
Qeveria e Shqipërisë ka obliguar sivjet bizneset që operojnë me plazhet, të ndajnë një përqindje të hapësirës për plazh publik, e po ashtu janë shtuar plazhet publike si tërësi.
Dhe për të pushuar në plazh publik, ju duhen të paktën dy gjëra: shtrati palosës ose një karrige që transformohet në shtrat dhe një çadër për të pritur diellin.
Platforma SaKushton, ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Çadrën më të lirë në tregun online e gjeni në Jysk. Kushton vetëm 13 euro copa. Ka peshë 900 gr dhe diametër të materialit 180 cm. Ka tetë brinjë çeliku dhe shtyllë që mbërrin deri në 195 cm. Ju duhet ta ngulitini në rërë apo t’ia siguroni një platformë.
Gjeni edhe çadra më të shtrenjta. Po në Jysk, gjeni çadrën e brendit Lemvig. Shtizën dhe brinjët i ka nga druri, diametër më të madh kur të hapet dhe ka funksionin e pjertësimit, që i bie se mund të mbroheni nga dielli pa e lëvizur atë. Kushton 179.99 euro. E “meta” e saj mund të jetë pesha – 10 kg. Por nëse udhëtoni e veturë deri në plazh, nuk është ndonjë telash.
Në Jysk, gjeni edhe shtratin më të lirë për plazh. Ka mundësinë që të transformohet edhe në karrige. Është i brendit Kalmar dhe kushton 40 euro. Ka peshë 4.9 kg dhe paloset.
Ka shtrat për rrezitje edhe 249.99 euro. Në Jysk e gjeni atë të brendit Bredsten.
Për të parë më shumë, çadra, kliko KËTU e për të parë më shumë shtretër, kliko KËTU