Covid PCR test në Prishtinë – çmimet

26.02.2021

Shperndaje:

Prishtinë, 26 Shkurt – Çmimet për covid PCR test në Prishtinë dhe Kosovë kanë pësuar rënie, përderisa për ata që udhëtojnë përmes aeroportit është ngritur edhe cilësia e shërbimit. Tash, dy kompani ofrojnë testin PCR në Sllatinë. Kompania Euro Lab ishte e para që filloi testimet afër aeroportit dhe kishte ulur çmimin në 35 Euro. Hapave të saj ka shkuar edhe kompania Avicena e cila ka hapur një qendër testimi në Hotelin Galla afër aeroportit.

Çmimet për këtë test në fillim të pandemisë kanë qenë deri në 200 Euro. Mirëpo, me rritjen e numrit të laboratoreve të licencuara dhe investimeve të huaja çmimi ka rënë. Shih listen e laboratoreve të licencuara

Konkurencën që e kanë bërë Euro Lab, një laborator i ri dhe Avicena një laborator me përvojë, nuk e kan ndjekur edhe laboratoret tjera kosovare. Te laboratoret tjera çmimi ka mbetur rreth 50 Euro për covid PCR test në Prishtinë.

Përparësia e laboratorit Avicena është se mostrat nuk mirren vetën në aeroport por edhe mbrenda Prishtinës. Mirëpo laboratori Avicena ka dy çmime një për aeroport dhe një tjetër në laboratorin e vet në Prishtinë. Lexo tekstin e plotë

Rëndësia në treg e covid PCR test

Rëndësia e testit PCR tashmë ka rënë sa i përket tregut pasi ai nuk është i domosdoshëm për udhëtime. Më heret vendet e ndryshme Evropiane kërkonin që të dëshmohet se nuk jeni pozitiv me covid duke treguar një PCR test. Tashmë, kjo nuk është e nevojshme pasi edhe një test Antgjen mund të dëshmojë këtë gjë. 

Për ndryshim, të testit PCR, testi antigjen është më pak i kushtueshëm të bëhet dhe është shumë më i shpejtë. Metodologjia e bërjes së këtyre testeve është e ndryshme për këtë edhe çmimi është shumë më i ulët, lexo më shumë për testin Antigjen 

Për të parë çmimet e produkteve mjekësore të mbledhura nga sakushton kliko këtu