28.03.2023
Nëse ka diçka që nuk bën pa e pasur një shtëpi, atëherë ajo është shporta e mbeturinave.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të shportave, qoftë për ambiente të brendshme, qoftë për ato të jashtme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Shportën më të lirë për mbeturina e gjeni në 75Mall. Është me kapak dhe me mekanizmin e këmbës që e ngrit kapakun. Kushton 3.20 euro dhe është e madhësisë L (3 litra vëllim), pra e mjaftueshme për hapësirat e brendshme. Ka ngjyrë të zezë kryesisht, me disa thyerje me ngjyrë hiri.
Në këtë dyqan, për 7.20 e gjeni edhe shportën për hedhje të mbetjeve të cigareve. Është metalike.
Në Jysk, shporta më e lirë e mbeturinave kushton 5 euro. Është komplet e bardhë.
Për 2 euro më shumë, në Jysk e gjeni shportën metalike të madhësisë L me kapak prej plastike të zezë.
Në PemaMall, gjeni shportën me vëllim 5-litërsh për 13.35 euro. Është metalike dhe e rrumbullakët. E për 13.90, në këtë dyqan e gjeni shportën kënddrejtë, po ashtu metalike. Është e brendit Bormann.
Shporta gjeni edhe në Gjirafa50. Për 17.72 mund të porosisni shportën e brendit Rotho, me vëllim 10 litra. Është e plastikës, ngjyrë e zezë e kombinuar me pak hiri.
Dhe shportën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Është pak më e madhe, 34 litra vëllim. Është e brendit Brabantia. Është me tri ndarje, ngjyrë e gjelbër dhe kapaku hapet me prekje. Mund të ngjitet edhe në mur, por ka edhe këmbë.