Minishporet dhe shporet – ku i gjeni më së liri

06.09.2023

Shperndaje:

Nëse i ka ardhur koha shporetit tuaj elektrik ta ndërroni, atëherë keni pafund zgjidhje. Në tregun online gjeni edhe minishporete, por edhe shporete me rrymë dhe gaz – të kombinuar.

Platforma ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri mund të blini një minishporet. Në dyqanin 75Mall, e gjeni një shporet pa pllaka, vetëm me furrë me kapacitet 30 L. Brendi nuk është përcaktuar, por ofrohet me zbritje nga 99.90 në 69.87 euro. Minishporeti me dy pllaka në këtë dyqan kushton 149.90 dhe është i brendit Gorenje.

Minishporet gjeni edhe në Neptun. Për 99 euro, shporeti ka edhe dy pllaka sipër. Është i brendit Fuego.

E sa u përket shporeteve ka shumë më shumë zgjidhje.

Shporeti më i lirë mund të porositet në Aztech dhe 75Mall. Të dy janë të bardhë me katër pllaka të ngritura dhe të brendit Hugo. Kushton 219.90 euro në të dy marketet.

Në Neptun, shporeti me katër pllaka i brendit Fuego kushton 249 euro. Furra ka kapacitet 72 L dhe klasa e shpenzimit të energjisë është A.

Shporeti me pllaka të rrafsha më i lirë mund të blihet në Aztech. Është i brendit Hugo dhe kushton 259 euro.

Për pak më shumë, në Neptun e gjeni shporetin me gaz dhe energji elektrike. Dy pllaka i punojnë me rrymë e dy me gaz. Kapaciteti i furrës është 65 L. Kushton 299 euro dhe është i brendit Beko.

Në Aztech, e gjeni edhe shporetin më të shtrenjtë. Është i brendit Bosch, me pllaka të rrafsha, ngjyrë hiri dhe kushton 1.049 euro. Kapaciteti i furrës është 66 L dhe klasa e shpenzimit të energjisë është A.

Për të parë më shumë, kliko KËTU