07.11.2023
Shower gel apo shampo trupi, ka rëndësi të jetë i mirë. Aroma e tij ju shërben edhe si një parfum në trupin tuaj.
Nëse keni mundësi shmangni shampot që janë nën 2 euro dhe koncentrohuni në ata me aroma të ndryshme, por edhe përbërës që janë të vlefshëm për lëkurën e trupit.
Në tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Shampon më të lirë mbi çmimin e përcaktuar, e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është i brendit japonez Miniso, mban aromë qershie dhe është i pasuruar me ekstrakt të gjetheve Sakura si dhe me Vitaminë E. Shishja me 250 ml kushton 2.99 euro.
Shampo trupi gjeni edhe në Begmart. Më i liri kushton 9.90 euro dhe është i brendit italian L’Erbolario, me lule të irisit. Shishja ka 250 ml dhe përbërësit e tij janë: Amino acide të grurit, proteina të hidrolizuara të bajameve të ëmbla, sipërfaqe e aktivizuar e vajit të bajameve, ekstrakt i lëngshëm i Irisit dhe lule Marsh Mallow.
Në këtë dyqan gjeni edhe disa shampo të tjerë të veçantë. Për 11.50 euro mund të porosisni shower gelin e brendit italian Fior di Salina me kripë deti. Shishja ka 250 ml dhe sipas përshkrimit, kjo formulë merr përbërësit më të pasur që rriten afër detit, duke e bërë lëkurën tuaj të freskët, të butë dhe t’i japë ndjesi të veçantë. Përmban aromë uji dhe agrume.
Për të parë më shumë, kliko KËTU