Sandale dhe papuçe – ku i gjeni më së liri

06.08.2023

Shperndaje:

Teksa e humbisni një ditë të plotë duke bredhur dyqan më dyqan për të kërkuar sandale apo papuçe, bëni mirë të hapni faqen “SaKushton” dhe me një klik me emrin kyç “sandale”, do t’ju paraqiten me qindra lloje nga dyqane e brende të ndryshme.

Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira në raportin çmim – cilësi.

Më së liri i gjeni disa papuçe gome për femra, që mund t’i gjeni në Jysk. Ofrohen ngjyra të ndryshme, me madhësi 37-42. Kanë një lloj dizajni para me vrima të formave abstrakte, janë të brendit Gordes dhe kushtojnë 4.5 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe papuçe gome për meshkuj. Janë të brendit Fridrik dhe kushtojnë 8 euro.

Nga sandalet, në Jysk më të lirat i gjeni për femra. Janë të brendit Kimstad dhe e kanë pjesën e sipërme me njëlloj materiali me qime. Kushtojnë 15 euro.

Për 15 euro, në PemaMall i gjeni papuçet për meshkuj të brendit Patrick. E për 20 euro, në këtë dyqan online i gjeni papuçet Adidas, për meshkuj.

Shumë zgjidhje ka edhe në dyqanin Office Shoes. Sandalet më të lira i gjeni për vajza, janë të koleksionit pranverë – verë 2023, pjesën e poshtme e kanë gomë ngjyrë rozë, ndërkohë pjesën e rripave me thurje. Kushtojnë 20 euro.

Në Carnival, sandalet më të lira i gjeni ato të brendit Betsy. Kanë platformë ngjyrë kafe dhe rripa kafe çelët. Kushtojnë 22.90 euro.

Në SunaSport, sandalet më të lira janë ato për larje në det, ku fundi është shkëmbor. Pra ua mbrojnë këmbët. Janë të brendit Adidas dhe kushtojnë 30.40 euro. Ka edhe sandale të tjera në këtë dyqan.

E për 49.90 euro, në Gentli mund t’i porosisni sandalet për femra të brendit Imac. Pjesa e poshtme është gomë e bardhë, kurse rripat ngjyrë kafe e çelët.

Në Intersport, për 60 euro mund t’i porosisni sandalet për femra të brendit Puma.

Sandalet më të shtrenjta i gjeni në Office Shoes. Ato të brendit Voss li Quad, kushtojnë 170 euro. Janë për femra dhe kanë platformë të lartë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU