Samsung Galaxy A51, ku ta gjeni më lirë

23.08.2021

Shperndaje:

Jeni duke kërkuar telefon të mençur, ose edhe me sakt, Samsung Galaxy A51? Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tregjeve online dhe se ku mund ta bleni një të tillë në Kosovë.


Çmimet sillen nga 289 deri në 359.5 euro, varësisht nga memorja, hapësira e brendshme dhe mundësia për kartele, me një ose me dy.
Në Neptun, Samsung Galaxy A51 me 4GB memorje dhe 128 GB hapësirë të brendshme e gjeni për 289 euro, në Aztech për 329 euro, në Gjirafa për 359.5 euro.

Platforma eGjeta ofron disa lloje më çmime të ndryshme. Për shembull, pajisjen me dy kartele, me 4GB/128GB, mund ta bleni për 290 euro me zbritje. Te platforma eGjeta gjeni edhe celularë të njëjtë për 299 euro, 333 dhe 337.5.


Bëhet fjalë për pajisje me madhësi të ekranit 6.5 inç, qartësi të fotografisë 1080×2400 pixels, me tri kamera pas e një para dhe bateri 4.000 mAh.
Si platforma online, të gjitha ofrojnë mundësinë e dërgesës së produktit në shtëpi.


Për të parë të gjitha performancat e Samsung Galaxy A51 dhe më shumë foto, kliko KËTU.