13.07.2023
Sado që i përgatisni mirë mishin, pastat apo sallatën, pa një salcë të mirë nuk shijojnë shumë.
Salca është diferenca e çdo pjate dhe nëse nuk dini të përgatisni vetë, atëherë në tregun online gjeni lloje të ndryshme të tyre.
Platforma SaKushton, ua sjell disa prej llojeve më të lira.
Salca më e lirë që mund të blihet apo porositet është ajo e domateve La Doria, që vjen në kënaçe 400 gramëshe. Është me copëza domateje dhe mund ta porosisni në Gjirafa50 për 0.95 euro.
Në 75Mall, salca e domateve Cirio në kavanoz 700 ml, kushton 1.15 euro. E prodhon brendi Star.
Në dyqanin online Begmart, më së liri gjeni salcën për sallatë. Vjen në kavanoz 250 ml, është kremoze e përgatitur me vaj, uthull e barishte të ndryshme. Është e brendit holandez Remia dhe kushton 1.56 euro.
Në këtë dyqan, gjeni edhe salcën tjetër të Remia’s për sallatë e përgatitur me domate, qepë e spec. Kushton po ashtu 1.56 euro. Po ashtu gjeni edhe salcat me bazë jogurtin, për sallatë. Kavanozët me peshë 500 gr kushtojnë 2.52 euro.
Në Spar, më së liri e gjeni salcën e djegëst për pasta. Vjen në kavanoz 400 gr dhe kushton 1.59 euro.
Në Spar, për 1.99 euro gjeni salcën Curry në kavanoz prej 500 gr.
Salca më e shtrenjtë është në Begmart, ajo Hibanero, me spec të kuq ose të gjelbër. Kavanozi prej 140 ml, kushton 2.70 euro. Salca është pikante.
Për të parë më shumë, kliko KËTU