19.04.2021
Sakushton vetura më e lirë e re në tregun kosovar është analiza jonë e së Hënës. Sakushton ka kontaktuar dilerët kryesor në Kosovë dhe ka gjetur se sa kushton vetura më e lirë në shitje.
Me ofertë, Toyota veturën Aygo e ka në lirim për 9,900 Euro nga 12,080 Euro. Vetura ofrohet me garancion 4 vjet pa kufizim në kilometra. Vetura është 1.0 CC me ndërrues manual të shpejtësive dhe shpenzon benzin.
Edhe brendet tjera të veturave ofrojnë motorin 1.0 benzin për veturën e tyre më të lirë. Peugeot ofron modelin 108 për 9,990 Euro me dy vite garancion. Porsche Kosova ofron Skoda Fabia për 12,200 Euro. Ndërsa, nga brendi i Volkswagen nuk ka ndonje ofertë për këtë kategori të veturave. Për Skoda Fabia, garancioni mbulon 2 vjet 100 për qind të dëmeve, ndërsa për vitin e tretë ofron mbulim 50 për qind të dëmeve.
Auto Mita të cilët shesin brendin Renault dhe Dacia për 10,900, në këtë kategori kanë veturat e Dacia Logan dhe Sandero me motor të njejtë me 3 vjet garancion apo 100 mijë kilometra. Nëse çmimit i shtohen edhe 250 euro, garancioni mbërrijnë në 5 vjet apo 100 mijë kilometra.
Për të krahasuar modelet për përparësitë dhe mangësitë e tyre, mund të klikoni në faqen britanike Parkers: Kliko këtu