Sakushton pula e pjekur

14.04.2021

Shperndaje:

Kemi analizuar se sa kushton pula e pjekur në tregun e ushqimit në Prishtinë. Një pulë e pjekur kushton nga 3.5 Euro deri në 4.5 Euro por çmimi për 1 kilogram sillet rreth 3.5 Euro. 

Këtë çmim e ka kompania Pulat e Petritit që bënë edhe dërgesë në shtëpi në qytetin e Prishtinës për 1 Euro. Ndërsa, në Meridian Express pula e pjekur me peshë prej 1.3 kilogram kushton 4.5 Euro, e që çmimi për kilogram është 3.46 Euro. 

Mirëpo, oferta e Meridian Express e dy pulave për 6.99 euro e sjellë çmimin në 2.68 Euro për kilogram. Ky çmim e sjellë çmimin e pulës së pjekur shumë afër çmimit të pulës së ngrirë. Për shembull, pula e ngrirë 900 gramëshe e brendit Cedrob në Maxi Market kushton 2.9 Euro, që për kilogram është 3.1 Euro. 

Sa i përket dërgesës së pulave në shtëpi, tek Pulat e Petritit dërgesa kushton 1 euro, ndërsa Meridian Express bënë dërgesën falas.