Power Bank – ku e gjeni më së liri

22.12.2021

Shperndaje:

Për ju që e përdorni shumë celularin tuaj, atëherë zgjidhja më e mirë është të keni një Power Bank afër vetes. Në këtë mënyrë, në asnjë rast nuk do të stresoheni se celulari juaj do të mbetët pa bateri.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Power Bank

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e Power Bank në tregun onlinë.

Nëse dëshiron një pajisje me më shumë cilësi, atëherë shmangni blerjet nën 30 euro.

Dhe Power Bank më i lirë mbi këtë çmim, mund të blihet në Aztech, për fiks 30 euro. Është solar, me dy porta dhe më 12.000 miliamper-orë.

Me çmim të njëjtë mund të blini edhe në Neptun Power Bankun e brendit Hama Supreme 10HD.

Në Gjirafa50, Power Bank më i lirë është ai i brendit Uniq, ngjyrë bezhë. Kushton 31.60 euro. Ka kapacitet prej 10.000 miliamper-orë dhe mund të karikojë deri në tri pajisje në të njëjtën kohë.

Në dyqanin eGjeta mund të blini Power Bank pa kablo. Është i brendit Xiaomi, me kapacitet 10.000 miliamper-orë dhe kushton 32 euro. Mund të karikoni 2 pajisje në të njëjtën kohë: 1 pajisje pa tel si dhe 1 pajisje përmes portës USB.

Në 75Mall, Power Banku më i lirë mbi çmimin e përcaktuar prej 30 eurosh, është ai i brendit Yankee. Ka kapacitet prej 8.000 miliamper-orë dhe kushton 33 euro.

Për ju që vërtetë jeni merakli i këtyre pajisjeve dhe u duhen për përdorim ditor, atëherë në Gjirafa50 mund të blini Power Bankun Start Booster me kapacitet prej 1000 amper.

Kushton 185.39 euro, që është edhe Power Banku më i shtrenjt në tregun online, por ofron edhe shumë zgjidhje. Tregon nivelin e baterisë në çast, ka dizajn kompakt dhe me një prekje të butë. Teknologjia e ngarkimit të shpejtë Qualcomm® lejon karikim 4 herë më të shpejtë. Porta USB Type C e krijuar për t’u përdorur si në hyrje ashtu edhe në dalje. Kablloja e zgjuar siguron mbrojtje kundër burimeve të ndryshme të gabimeve. Dritë LED e integruar me 3 mënyra dhe një çantë udhëtimi. Ka bateri Polimer litium 55.5ëh me jetëgjatësi 1000 cikle.