Zgjidh çështjen e tharjes së rrobave në dimër – kërko rrobatharësen më të lirë

08.12.2022

Shperndaje:

Në stinën e dimrit, një prej problemeve më të mëdha për çdo familje, është tharja e rrobave. Jashtë nuk thahen e brenda, shpesh s’kemi ku t’i shtrijmë.

Andaj zgjidhja më e mirë është një rrobatharëse dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse kërkoni online, atëherë përdorni fjalët “rrobatharëse”, pastaj “tharëse për rroba” dhe “makinë për tharje”.

Dhe, një e tillë më së liri kushton në PemaMall. Rrobatharësja e brendit EcoLux kushton 249.90 euro. Ka kapacitet 8 kg dhe i përket kategorisë B kur bëhet fjalë për shpenzim të energjisë.

Për 20 euro më shumë, në këtë dyqan e gjeni rrobatharësen Nordic.

Në 75Mall, rrobatharësen më të lirë e gjeni për 299.90 euro me zbritje nga 339.90. Është e brendit slloven Gorenje, ka kapacitet 7kg dhe 16 programe. Kullimi i ujit bëhet përmes gypit, e jo si të tjerat që posedojnë rezervuarin.

Në Gjirafa50, rrobatharësen më të lirë e gjeni për 324.42 euro. Është brend italian, Indesit dhe ka kapacitet 6 kg.

Në Aztech, rrobatharësen më të lirë e gjeni atë të brendit të njohur Samsung. Ka kapacitet 7 kg i përket kategorisë A++ për shpenzim të energjisë.

Rrobatharësen më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 1009.86 euro dhe është e brendit Miel. Ka kapacitet 7 kg.

Në treg gjeni edhe makina të kombinuara, rrobalarëse dhe rrobatharëse. Një të tillë më së liri e gjeni në Gjirafa50. Ajo e brendit Indesit, kushton 466.17 euro. Kapaciteti për larje është 7 kg e për tharje 5.