Rrobatharëse – ku e gjeni më së liri

21.02.2022

Shperndaje:

Në këtë sezon të dimrit me pak diell e shumë lagështi, problemi më i madh mund të jetë tharja e rrobave. Dikush mund ta bëjë këtë përmes radiatorëve apo në ndonjë mënyrë tjetër, por ka edhe zgjidhje shumë më të mirë – rrobatahrësja.

Në treg ka lloje të ndryshme të rrobatharëseve dhe platforma SaKushton ka analizuar brendet si dhe ka krahasuar çmimet.

Për më tepër, ofrohen edhe 2 në 1, pra edhe rrobalarëse edhe rrobatharëse në një makinë.

Për të blerë rrobatharësen më të lirë, ju duhet të ndani 249 euro. E gjeni këtë në Aztech, është me kondensim të brendshëm dhe është e brendit Sharp. Kapaciteti është 7 kg.

Në Gjirafa50, rrobatharësen më të lirë e gjeni për 289 euro. Është brend Vivax dhe ka kapacitet 8 kg.

Në Aztech e Gjirafa50 gjeni edhe shumë lloje të tjera të rrobatharëseve. Në Gjirafa50, rrobatharësja më e shtrenjtë është ajo e brendit Samsung dhe kushton 779 euro. Bën 1400 rrotulliime për minutë dhe ka kapacitet prej 8 kg.

Ndërkohë në Aztech mund të blihet rrobatharësja më e shtrenjtë. Kushton 849 euro, është e brendit AEG dhe ofron të dy mundësitë, edhe larje edhe tharrje. Për larje, kapaciteti është 9 kg, kurse për tharje 6 kg.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU