19.11.2023
Ju mund të blini një orë të mençur, por të ndërroni dizajnet e saj sa herë të dëshironi. Fillimisht duke e ndërruar imazhin e ekranit, e më pas edhe duke i ndërruar rripat me plot ngjyra.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të rripave që u përshtaten orëve të mençura. Gjeni të gomës apo edhe të lëkurës dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Rripin më të lirë për Smart Watch e gjeni në marketin online 75Mall. Për 5.5 euro copa, ofrohen katër ngjyra: rozë, gjelbër, bardhë dhe kaltër. Janë të punuara nga goma dhe të brendit Haylo Mibro.
Rripa të orës gjeni edhe në dyqanin Kejes. Ofrohen ekskluzivisht rripa për orë Apple. Më i liri është një rrip i zi, prej gome të fortë, me gjerësi 41 mm dhe 45 mm. Çmimi për copë është 20 euro dhe është i brendit Next One.
Për 26 euro, në këtë dyqan mund të porosisni rrip të gjelbër, me trashësi 41, 44, 45 dhe 49 mm. Forma e rripit nuk është e rrafshët, por “me gunga”.
Rripi më i shtrenjtë në këtë dyqan, kushton 40 euro. Është po i brendit Next One dhe për orë Apple. Ofrohen rripa me gjerësi 42, 44 dhe 45 mm.
Për të parë më shumë, kliko KËTU