Replay me zbritje – ku i gjeni më së liri atletet e kësaj marke

19.03.2024

Shperndaje:

Nuk janë shumë popullore sikurse disa marka,  por definitivisht janë të njohura, të bukura dhe kualitative. Po flasim për markën Replay.

Dhe nuk është ide e keqe të nisni pranverën me një palë atlete Replay.

Në tregun onlinen gjeni shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e  krahasuar çmimet e tyre.

Atletet më të lira të këtij brendi i gjeni në Gentli. Duhet t’i porosisni online, pasi janë edhe me zbritje.

Janë të bardha kryesisht me emrin e brendit i shkruar me të kuq dhe janë për meshkuj. Nga 99.90 mund t’i merrni për 49.90 euro.

Për më pak se 70 euro dhe po ashtu me zbritje, në Gentli gjeni edhe disa modele të tjera. Për 62.90 euro dhe për 65.90 mund t’i porosisni dy lloje, të dyja të zeza. Të parat janë me zbritje nga 89.90 euro në 62.90 euro, kurse të dytat nga 109.90 në 65.90 euro.

E atletet më të shtrenjta në këtë dyqan kanë çmimin 129.90 euro. Janë të sheshta. Platformën e kanë të bardhë, kurse pjesën tjetër të zezë.

Shumë zgjidhje të Replayt gjeni edhe në OfficeShoes. Për 50 euro, mund t’i porosisni një palë atlete, po ashtu me zbritje. Çmimi i rregullt është 100 euro. Janë të zeza dhe prapa te thembra, kanë një lëkurë që ngjan sikur e ngjyer në ari.

Atletet më të shtrenjta në Office Shoes kushtojnë 150 euro. Janë pa zbritje, pasi reklamohen si model i ri. Janë të dizajnuara më tri ngjyra: drap, zi dhe portokall.

Për të parë më shumë, kliko KËTU