22.11.2021
Keni dëgjuar frazën “një kafe me bisht”? Kjo i bie kafen e mëngjesit ta përcillni me një gotë raki. E opsionet më të mira për ta bërë këtë janë rakia e dardhës apo e ftonit. Janë të lehta, të shijshme dhe të vlerësuara, gjë që tregon edhe çmimi i tyre në krahasim me rakinë e rrushit apo të kumbullës.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e rakive të ftonit dhe dardhës.
Rakinë më të lirë nga këto dy lloje e gjeni në Gjirafa50. Për 10 euro mund të blini shishen 0.7L të rakisë së dardhës Gost Spirits Williams. Është me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 18 euro.
Në Gjirafa50 gjeni edhe raki dardhe Williams Luxardo me çmim 12.56 euro, që po ashtu është me zbritje.
Rakinë më të shtrenjtë të dardhës në këtë dyqan e gjeni të brendit Pircher. Shishja 0.7 me një kokërr dardhë brenda kushton me zbritje 26 euro.
Raki dardhe gjeni edhe në Begmart. Brendi i Bosnjë-Hercegovinës “Divna” kushton 13.34 euro. Shishja është 0.7 L.
Rakia e ftonit është pak më e shtrenjtë.
Në Gjirafa50 e gjeni shishen 0.5 L të rakisë vendore Fron me çmim 11.36 euro. I njëjti lloj nga i njëjti brend në shishe 0.7 L kushton 15.91 euro, ndërkohë që shishja 1-litërshe e këtij brendi kushton 22.73 euro.