Qumësht dhe produkte të tij – ku i gjeni më së liri

30.09.2022

Shperndaje:

Në markete, por edhe në tregun online, gjeni gamë të gjërë të llojeve të qumështit dhe produkteve të tij, si jogurti, kosi, gjiza dhe djathi.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell më të lirat për secilin produkt.

Qumësht

Qumështin më të lirë e gjeni në dyqanin online Begmart. Është paketim një litër dhe i brendit Rita, më 1.5 për qind yndyrë. Kushton 0.90 euro.

Nën 1 euro, qumësht gjeni edhe në Maxi. Ai i brendit Natura, me 2.8 për qind yndyrë, kushton 0.99 euro.

Kos

Kosi ofrohet në më shumë paketime sa i përket peshës. Paketimi më i vogël është 200 gr dhe më së liri mund të blihet në Spar. Kosi i brendit Drena kushton 0.29 euro. Me të njëjtin çmim dhe peshë, në këtë market e gjeni edhe kosin Bylmeti.

Në Maxi, kosi 200 gr i brendit Drena kushton 0.30 euro.

Në treg gjeni edhe lloje e pesha të ndryshme të kosit, deri në 1.2 kg.

Jogurt

Jogurtin më të lirë në tregun online e gjeni në dyqanin Begmart. Një shishe plastike 1L e brendit Natura, kushton 1.05 euro. Ka yndyrë 1.6 për qind, ndërkohë jogurtin me më shumë yndyrë, 2.8 për qind, mund ta porositni për 1.14 euro.

Gjeni edhe jogurt të ambalazhuar në paketim TetraPak, që kushton më shtrenjtë.

Gjizë

Gjizën më të lirë e gjeni në Maxi. Vjen në paketim 800 gramë dhe kushton 1.99 euro. E prodhon kompania vendore Drena.

Në Spar, gjeni gjizën e brendit Magic Ice me peshë 700 gr dhe që kushton 2.49 euro.

Djathë

Djathi është prej produkteve të qumështit që ka njohur më së shumti rritje të çmimeve. Djathi më i lirë, nëse kërkoni online, kushton 5.35 euro. Vjen në paketim 400 gr neto dhe është djathë dhie i brendit rumun Sutdiyari dhe e gjeni në Begmart.

Djathin më të lirë në paketim 1 kg neto e gjeni po ashtu në Begmart. Është i brendit Akadia dhe kushton 5.98 euro.