06.06.2023
Qirinjtë tashmë, në shumicën e vendeve kanë humbur qëllimin që për çka janë zbuluar – ndriçimin e hapësirave të ndryshme.
Por ata vazhdojnë të jenë atraktiv për dhomat e ndenjës apo të fjetjes. Në treg ka qirinj dekorativ, por edhe aromatik, që kur ndezën lëshojnë aromë të këndshme.
Ka edhe qirinj me drita LED, pra që i ndizni qoftë edhe me telekomandë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.
Qirinjtë më të lirë mund të porositen në 75Mall. Vijnë 18 qirinj dhe janë të rrumbullakët. Për këta lloj qirinjsh dekorativ duhet patjetër edhe mbajtësja, e që në treg gjeni po ashtu shumë lloje. Janë të bardhë dhe seti me 18 copë kushton 1.99 euro.
Në 75Mall, gjeni më së liri edhe qirinjtë dekorativ-aromatik. Kutia i ka dy copë, janë të verdhë dhe vijnë me gotën dekoruese. Seti kushton 3 euro.
Në Jysk, gjeni qirinj të vegjël e të rrumbullakët, për të cilët duhet mbajtëse. Janë aromatik dhe me ngjyra. Kanë aromë vanilje dhe dredhëze. Seti i ka 18 copë dhe kushton 3.5 euro.
Në PemaMall për 6.99 euro gjeni setin me katër qirinj dekorues me dritë LED. Janë të kuq dhe të punuar nga dylli parafin. Punojnë me bateri të cilat janë të përfshira.
Qirinj gjeni edhe në Gjirafa50, të cilët janë edhe më të shtrenjtit që ofrohen. Janë qirinj aromatik të brendit Yankee Candle. Seti i ka 12 copë dhe kushton 12.48 euro. Ofrohen disa aroma.
Për të parë më shumë, kliko KËTU