Qilima me motive tradicionale dhe modern – ku i gjeni më së liri

29.05.2023

Shperndaje:

Janë disa gjëra që kur nuk dalin nga trendi. Në fakt, bëhen me të vlefshme sa më shumë kohë që kalon. Të tillë janë qilimat, lloj tepihëve të hollë, sidomos ata me motive tradicionale.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të qilimave. Ndoshta mënyra e prodhimit të tyre ka ndryshuar, e nuk bëhen më me veg e punë dore, por gjithsesi janë të bukur dhe hijeshojnë ambientin.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Qilimi më i lirë mund të porositet në PemaMall. Ka dimensione 90 cm x 60 cm dhe është me motive tradicionale. Kushton 25 euro.

Me të njëjtin çmim, në PemaMall i gjeni edhe qilimat me dimensione 60 cm x 120 cm. Pra 25 euro.

Në këtë dyqan, qilimat më të shtrenjtë kushtojnë 50 euro. Janë me motive tradicionale dhe me dimensione 120 cm x 180 cm. Ofrohen disa dizajne.

Në Gjirafa50, gjeni qilima me dizajne dyngjyrëshe, bardh e zi dhe gjelbër e bardhë. Më i liri kushton 74.10 euro. Ka dimensione 122 cm x 182 cm. Qilimi është i brendit holandez Esschert Design, me një model të këndshëm bletësh të bardha, që nxjerr një bukuri klasike duke e bërë hapësirën tuaj “të ndjehet” më e ngrohtë. Modeli është i thurur në mënyrë të tillë që tapeti të përdoret nga të dyja anët.

Qilimi më i shtrenjtë është po në Gjirafa50. Është një i brendit italian SkipHop dhe kushton 144.05 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU