07.09.2023
Janë ca gjëra të imëta në kuzhinë që nuk bën të mos i keni. Edhe janë të lira, por edhe shumë të domosdoshme në raste.
Ndër to është edhe qëruesja e patates dhe karotës. Këtë perime qërohen edhe me thikë, por me mjetin e veçantë, qërohen më shpejtë dhe më hollë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Qëruesen më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është me dorëz të plastikës, e kaltër dhe kushton 1.45 euro.
Për 2 euro, në këtë dyqan mund të porositni setin me dy copë.
E për 2.95 euro, po në 75Mall, mund të blini setin ku vjen një qëruese dhe një thikë. Janë nga qeramika ngjyrë krem.
Qëruese gjeni edhe në Neptun. Ofrohen dy lloje – për të qëruar vertikalisht, nga lart – poshtë dhe për të qëruar horizontalisht. Copa kushton 10 euro dhe është e brendit Tefal.
Për të parë më shumë, kliko KËTU