Proshutë Buquku apo tjetër – ku e gjeni më së liri

12.11.2021

Shperndaje:

Keni ndërmend të blini proshutë gjedhi? Atëherë për këtë keni shumë adresa. E para që iu bie ndërmend është proshuta Buquku.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet në treg të kësaj dhe proshutave tjera.

Nëse kërkoni proshutë Buquku, atëherë më së liri iu bie të blini në paketim të madh, që vjen mes 700 e 800 gr, apo edhe më shumë.


Një kg proshutë Buquku më së liri mund ta gjeni në Interex. Kushton 7.19 euro. Në Viva Fresh 1 kg proshutë Buquku mund ta blini për 7.49 euro, në Albi Market për 7.55 euro, kurse në Deppo e në Superviva për 7.99 euro.


Në tregun online mund të gjeni edhe proshutë të thatë, të brendit Franca. Shitet në paketim 100 gr dhe është i prerë në riska.


Më së liri e gjeni në Deppo, për 2.39 euro, e që kilogrami i bie 23.90 euro. Të njëjtin paketim e gjeni edhe në shumë hipermarkete të tjera. Në Albi Market e blini për 2.45 euro, në Meridian Express dhe në Super Viva për 2.49 euro, në Viva Fresh për 2.52 euro, në ETC dhe në Maxi Market për 2.59 euro, kurse në Interex për 2.65 euro.